Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje ngjitëse, e cila sulmon vezët e bletëve 1-4 ditore. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere, por rrezikon që të infektojë brenda vitit edhe parqe të tjera, që mund të jenë në një distancë 3-4 kilometra larg nga njeri-tjetri. Larvat e infektuara vdesin ditën e tretë pas vulosjes dhe në kushte të volitshme sëmundja merr hov, kurse trupi i larvave dhe pupave shndërrohet në masë të trashë viskoze.

 

Pesta Amerikane zhvillohet zakonisht gjatë verës, kur në shoqëri ka më shumë vezë dhe si pasojë vdesin larvat dhe pupat. Gjithashtu larvat dhe pupat e vdekura paraqesin burimin kryesor të infektimit, sikurse edhe mjalti, poleni, fletët e dyllit, zgjojet e bletëve, etj.  Nëse vëreni shenja klinike të dyshuara me sëmundjen e lartpërmendur, njoftoni në numrin e gjelbër:-08003366

Shpërndaje:

Lajme të tjera