Matrikullimi i kafshëve në fermë është detyrim ligjor për çdo mbarështues, një proces ky që kryhet falas dhe iu jep mundësinë që të përfitojnë shërbime falas nga Shërbimi Veterinar dhe subvencione nga shteti nëpërmjet Skemave Kombëtare.
Çdo ditë veterinerët e shërbimit ndodhen në fermat blegtorale për të bërë matrikullimet e reja dhe rimatrikullimet, të dhënat e të cilave hidhen në sistemin Ruda.
Regjistrimi i kafshëve është hapi i parë i gjurmimit të produkteve blegtorale, rritjes së sigurisë për shëndetin publik dhe garantimi i sigurisë ushqimore.
Numri total i matrikujve të rinj të vendosur për periudhën janar-tetor është 499873 matrikullime krerë gjedh, të imta dhe derra.