𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝑓𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎 është përcaktuar si shkaktare e tharjes së shpejtë të ullirit, kërcënuese serioze e vreshtarisë dhe rreth 500 specieve të tjera bimore. Ky dëmtues karantinor ka prekur rëndë plantacionet me ullinj në vendin fqinj.
Tashmë në Pulia të Italisë është zbuluar një nën specie e re këtij dëmtuesi karantinor “𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝑓𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎 𝑓𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎”, i cili ndryshe nga ai i njohuri deri më sot, nuk prek ullinjtë, por sulmon 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞̈, 𝐡𝐚𝐫𝐝𝐡𝐢𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐣𝐚𝐦𝐞𝐭.
Në këto kushte Shqipëria konsiderohet si zonë 𝐦𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ për përhapjen e këtij fitobakteri karantinor. Në rast se nga analizat rezultojnë bimë te infektuara, masa e vetme e frenimit të përhapjes së sëmundjes është çrrënjosja e bimëve të kultivuara.
Në këtë kuadër, vrojtimi i bimëve bujtëse të 𝑋𝑦𝑙𝑒𝑙𝑙𝑎 𝑓𝑎𝑠𝑡𝑖𝑑𝑖𝑜𝑠𝑎 nga specialistët e AKVMB-së, AKU-së, AREB-ve, QTTB-ve dhe çdo agronomi apo operatori të sektorit është detyrë prioritare.
𝐊𝐔𝐉𝐃𝐄𝐒! 𝐌𝐛𝐢𝐥𝐥𝐧𝐢 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈𝐳𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞!