Tenja minatore e agrumeve 𝑃ℎ𝑦𝑙𝑙𝑜𝑐𝑛𝑖𝑠𝑡𝑖𝑠 𝑐𝑖𝑡𝑟𝑒𝑙𝑙𝑎 është dëmtues serioz i agrumeve, por është gjithashtu në gjendje të shkaktojë dëm ekonomik edhe në bimët që u përkasin familjeve të tjera.
Larvat dëmtojnë gjethet, duke gërmuar galeri gjarpëruese nën epidermë, të palosur mbi vete, me ngjyrë argjendi, 5-10 cm të gjata. Më rrallë, dëmtuesi mund të prek lastarët dhe frutat e vegjël.
Insekti i rritur është aktiv gjatë natës. Femrat vendosin një numër shumë të ndryshueshëm vezësh, nga 7 në 108, në mënyrë të izoluar si në anën e poshtme ashtu edhe në pjesën e sipërme të gjetheve, afër nervaturës kryesore. Larvat lindin pas një periudhe inkubacioni prej 2-10 ditësh.
Fillimisht janë plazmofagë (moshës së I) dhe gërmojnë galeri që prekin epidermën e poshtme dhe të sipërme të gjetheve; ato të moshës së II nuk ushqehen dhe palosin një pjesë të tehut ose buzës së gjethes në të cilën krisalidohen dhe më pas japin insektin e rritur pas 5-8 ditësh.
Tenja plotëson disa gjenerata në vit (5-13, kjo në varësi të kushteve mjedisore), me cikle zhvillimi që kërkojnë 13-15 ditë me temperatura 26-29°C. Dimërimi ndodh në gjethe në stadin e larvave dhe krizalidës.