Virusi i tristezës së agrumeve (𝐶𝑖𝑡𝑟𝑢𝑠 𝑡𝑟𝑖𝑠𝑡𝑒𝑧𝑎 𝑣𝑖𝑟𝑢𝑠, CTV) është i pranishëm gjatë gjithë vitit, por më i lartë në pranverë. Titri i virusit të agrumeve zvogëlohet në varietetin e mandarinës satsuma gjatë verës.
Ky dëmtues mund të sjellë mungesë zhvillimi të bimës, gropëzime të kërcellit, rendiment i ulët dhe cilësi e dobët e frutave për shkak të përmasave të vogla. Në trung dhe në degë mund të gjenden gërryerje dhe gropa si dhe mund të ketë edhe masa rezine të dukshme në degë.
Sëmundja shfaqet pavarësisht nga nënshartesa e agrumeve dhe mund të prekë si nënshartesat ashtu edhe varietetet e shartuara.
Gjethet zverdhen, degët thahen. Pranvera është koha më e përshtatshme për monitorimin e CTV-së, Simptomat janë më të dukshme gjatë muajve të verës, ku faktor zbutës i tyre është ujitja.