Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informacion për fermerët mbi mënyrën e rrugëve të infektimit nga plasja

Plasja (antraksi) është sëmundje serioze infektive e shkaktuar nga bakteret e njohura si 𝐵𝑎𝑐𝑖𝑙𝑙𝑢𝑠 𝑎𝑛𝑡ℎ𝑟𝑎𝑐𝑖𝑠. Njerëzit mund të sëmuren me antraks nëse bien në kontakt me kafshë të infektuara ose me produkte shtazore të kontaminuara apo nëse konsumojnë mish të infektuar. Antraksi mund të shkaktojë sëmundje të rënda si te njerëzit ashtu edhe te kafshët.

Është e rëndësishme shmangia e kontaktit me kafshët e dyshuara për plasje dhe mos-hapja e kadavrave të kafshëve me plasje, pasi janë jetike për mbrojtjen e shëndetit të njeriut. Duhet përmendur fakti se ekziston një vaksinë për individët në rrezik të lartë ekspozimi ndaj plasjes për shkak të detyrës së tyre (p.sh. veterinerët, personeli laboratorik e ushtarak, pronarët e kafshëve).

𝑨𝒏𝒕𝒓𝒂𝒌𝒔𝒊 𝒑𝒆̈𝒓𝒉𝒂𝒑𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒊𝒔𝒂 𝒓𝒓𝒖𝒈𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒅𝒓𝒚𝒔𝒉𝒎𝒆
Plasja prek njeriun duke depërtuar nga një dëmtim ose gërvishtje të lëkurës pas kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara ose produktet e tyre, të tilla si gjaku, leshi ose lëkura. Plasja gjithashtu mund të transferohet nga mizat. Brenda disa ditësh ndodh skuqje e ënjtje, pasuar me formimin e një kokrre të zezë në vendin e infeksionit.

Plasja mund të merret gjithashtu me aerosol nëse thithet pluhuri i kontaminuar me spore si edhe përmes rrugës digjestive. Kjo quhet forma pulmonare, e cila është më e rënda dhe mund të çojë në vdekje. Mund të shfaqen ethe, kollitje, dhembje të forta në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Trajtimi i hershëm me antibiotikë është i rëndësishëm. Njerëzit mund të infektohen n se konsumojnë mish të kafshëve të infektuara. Kjo përbën edhe formën intestinale e cila manifestohet me pështjellim, të vjella, dhembje barku dhe diarre të rëndë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;