Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informacion për fermerët mbi sëmundjen Gjuha Blu

Gjuha blu është një sëmundje që prek të leshtat, gjedhin e rrallë të dhirtat, por nuk është zoonozë. Shkaktari i sëmundjes është një virus që transmetohet gjatë pickimit të mushkonjave.

Sëmundja ka karakter mjaft përhapës, shkakton dëme ekonomike të mëdha, si në drejtim të ngordhjes së kafshëve të prekura, humbjes së prodhimit të qumështit (deri 50% të prodhimit), leshit dhe qengjave.

Shenja tipike është kur kafsha kalon gjuhën mbi buzë dhe bën një zhurmë fishkëllyese. Ka rrjedhje nga hundët, sytë i lotojnë dhe 1 ose dy ditë më vonë shfaqen edemat dhe hemorragjitë në gjuhë, buzë dhe faqe (deri tek veshët).

Në vazhdim, rrjedhjet bëhen hemorragjike, gjuha ënjtet, merr ngjyrë blu deri në cianotike, nga ku sëmundja ka marrë dhe emrin. Më vonë, lezionet në gojë, kalojnë në formën ulçerative, me zona të zhveshura hemorragjike. Goja, për shkak të dhembjeve, mbetet e hapur dhe gjuha del jashtë, e cila me kalimin e kohës edhe gangrenizohet.

Rreth ditës së gjashtë thundrat janë të skuqura, të dhimbshme, që në rast komplikacionesh si pasojë e kapjes me vonesë dhe mos marrjes së masave, mund të përfundojë me rënien e thundrës. Në momentet e fundit mund të vërehen përdredhje koke (tortiokolis).

Kafsha ngordh për 10-12 ditë, ose shkon drejt përmirësimit. Kafshët barsa mund të dështojnë dhe qengjat janë të dobët ose lindin me keq formime. Shenjat mund të hasen edhe në qengja, nëse ato nuk marrin sasinë e nevojshme të kulloshtrës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në tufë, duhet të përdoren në stallë preparate të ndryshme kundër mushkonjave (spray). Rekomandohet përdorimi i preparateve antibiotikë me spektër të gjerë veprimi, për të penguar aktivizimin e mikroorganizmave dytësorë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja