Rrënjëngrënësi i misrit (𝘋𝘪𝘢𝘣𝘳𝘰𝘵𝘪𝘤𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢, 𝘓𝘦 𝘊𝘰𝘯𝘵𝘦) është një dëmtues i misrit, larvat e të cilit banojnë në tokë dhe mund të dëmtojnë seriozisht rrënjët e misrit, e të çojnë në humbje të rendimentit. 𝘋., 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 𝘷𝘪𝘳𝘨𝘪𝘧𝘦𝘳𝘢 përhapet me një ritëm mjaft të shpejtë, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë bujqësore.
Ekspertët e AKVMB kanë përgatitur një material informues për fermerët rreth këtij dëmtuesi. Në çdo rast të dyshimtë, kultivuesit e misrit janë të lutur që të njoftojnë agronomët e mbrojtjes së bimëve të AKVMB ose të njoftojnë në numrin e gjelbër: 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.
Për të shkarkuar materialin, klikoni mbi link: https://akvmb.gov.al/publikime/