Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Informim për fermerët mbi rinotrakeitin infektiv të gjedhit

Rinotrakeiti infektiv i gjedhit (IBR) është një sëmundje e karakterizuar nga inflamacioni akut i traktit të sipërm respirator, i cili ndikon në shëndetin dhe produktivitetin e kafshëve, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike për mbarështuesit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë ndodh përmes kontaktit me kafshët me infeksion akut dhe kafshët me infeksion të fshehur, ku ndodh riaktivizim i virusit. Transmetimi indirekt mund të ndodhë përmes spermës së kontaminuar, transferimit të embrionit, materialeve të kontaminuara dhe transmetimit përmes ajrit. Shenjat klinike ndikohen nga mosha e kafshës, doza e virusit, rruga e infeksionit dhe nëse janë të pranishëm edhe agjentë të tjerë.

Reduktimi i qarkullimit të virusit mund të arrihet përmes një programi vaksinimi dhe përmes asgjësimit të kafshëve me potencial mbartje virusi. Biosiguria përfshin ndalimin e futjes në tufë të kafshëve të infektuara si dhe monitorimit të kafshëve dhe gjithashtu karantinimit.

Rritja e bashkëpunimet mes AKVMB dhe projektit “The Food Safety” për zhvillimin e trajnimeve në fushën e monitorimit fitosanitar të inspektorëve të Mbrojtjes së Bimëve.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;