Një ditë më parë AKVMB publikoi një shkrim mbi rrezikun që mund të sjellë përhapja e karkalecave në sipërfaqet bujqësore. Shqipëria është një vend që preket nga dëmet që mund të sjellë ky insekt polifag. Ekspertët tanë janë vazhdimisht në terren për të informuar fermerët mbi masat paraprake të kontrollit.
Karkaleci dimëron si vezë, 5-10 cm të thellësisë së tokës. Vezët e para fillojnë të çelin në fund të majit, deri në ditët e para të qershorit. Periudha larvore zgjat mesatarisht 1 javë dhe dallimi i moshave (stadeve) bëhet nëpërmjet madhësisë së trupit, fillesës së krahëve dhe numrit të segmenteve të antenave.
Nga mesi i korrikut fillojnë të shfaqen insektet e rritur, të cilët pasi arrijnë pjekurinë seksuale, kopulohen (çiftëzohen) dhe femrat fillojnë të vendosin vezët, depozitimi i të cilave zgjat deri në shtator ose në fillim të tetorit. Femra i vendos vezët në grumbuj (ooteka), zakonisht një femër vendos 4 grumbuj (ooteka), ku secila përmban mesatarisht nga 40-50 vezë me ngjyrën e tokës.