Veterinerët e Shërbimit të Drejtorisë Rajonale Shkodër shkuan në Gjegjan të Pukës për të matrikulluar dhe vaksinuar me Rev-1 fermën e të dhirtave në pronësi të Mark Lleshit. Fermeri ka rreth 7 vite që merret me blegtori dhe deri më tani ka 150 krerë të dhirta.
Drejtimin e fermës e ka për mish dhe qumësht. Për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore, Marku vazhdimisht kërkon nga AKVMB vaksinim dhe matrikullim të gjithë brezit të ri, për të qenë përfitues i skemave kombëtare për mbështetjen financiare. Matrikullimi nuk është vetëm një detyrim ligjor për fermerin, por garanci për vazhdimin e këtij aktiviteti.