Ka përfunduar fushata e vaksinimit të dhelprave për vitin 2022, kundër sëmundjes së tërbimit. Vitin e ardhshëm pritet të realizohen edhe dy faza të tjera.
Vaksinimi i dhelprave mbuloi të gjithë territorin e vendit (përveç zonave urbane dhe burimeve ujore), me një densitet prej 20 vaksina/km2.
Avionë të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne u vunë në dispozicion për të shpërndarë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe. Nëse shihni një vaksinë në zonat pyjore, lutemi që të mos i prekni apo hapni, pasi janë të rrezikshme!
Vaksinimi i dhelprave është metodë e suksesshme për parandalimin e infektimit nga tërbimi dhe ka minimizuar rrezikun për rifutjen e sëmundjes nga vendet fqinje.
AKVMB do të jetë në monitorim të vazhdueshëm dhe për çdo rast të dyshuar do realizohen analiza laboratorike nga veterinerët tanë pranë ISUV.
—————————————-
𝐹𝑜𝑡𝑜𝑡 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑖𝑙𝑢𝑠𝑡𝑟𝑢𝑒𝑠𝑒