Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Kalendari 2023/ 1 mars 1928, themelimi i institucioneve veterinare nga Dr. Bilal Golemi

Sot është një ditë e rëndësishme për Shërbimi Veterinar shqiptar pasi feston themelimin institucional të tij.

Më 1 mars 1928 Dr.Bilal Golemi hodhi hapat e parë për themelimin e institucioneve veterinare, të cilat u pasuan me hapjen e laboratorit veterinar dhe prodhimin e vaksinave, serumeve apo biopreparateve të tjera.

Një vit më vonë u miratua ligji mbi Shërbimin Veterinar, i cili ndihmoi për zbatimin e profilaksisë së përgjithshme e specifike dhe ndikoi në parandalimin e dëmtimeve në masë të bagëtisë.

Mbi bazën e laboratorit të veterinarisë u ngritën Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe laboratorët e diagnostikimit në rrethe si dhe u hap Fakulteti i Veterinarisë pranë Institutit Bujqësor.

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫.𝐁𝐢𝐥𝐚𝐥 𝐆𝐨𝐥𝐞𝐦𝐢

Ai njihet si “Babai i Veterinarisë”, ku kontributi dhe studimet e tija kanë lënë gjurmë në Shërbimin Veterinar Shqiptar e më gjerë.

Në vitin 1920, Dr.Bilal Golemi përfundoi studimet e larta ushtarake të veterinarisë dhe më pas për specializim në fushën e mikrobiologjisë në Gjermani. Në vitin 1923 shkoi në Institutin “Pastuer” për specializim të mëtejshëm, ku botoi disa revista shkencore.

Por edhe pse ka një sërë dokumentesh që provojnë kronologjinë e punës dhe hapave legjislativë për themelimin e Shërbimit Veterinar Shqiptar nga dr.

Bilal Golemi dhe ekipi i tij, në arkivat e shtetit shqiptar nuk ka një akt ligjor apo nënligjor, që të përcaktojnë në mënyre definitive datën e themelimit të këtij Shërbimi, por ndër vite është konsideruar si datë themeluese 23 marsi, referuar kjo Dekretit të Mbretit Zog I-rë, të Ligjit : “Mbi Shërbimin Veterinar”, më 23/03/ 1929.

Shpërndaje:

Lajme të tjera