Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Karkalecat/Integrimi i masave, rruga më e efektshme në parandalimin e dëmeve në kulturat bujqësore

Karkalecat janë dëmtues polifagë, sepse ushqehen me shumë lloje bimësh duke përbërë kështu një ndër grupet më të dëmshme të insekteve në bujqësi. Vezët e para fillojnë të çelin në fund të majit, deri në ditët e para të qershorit. Në total ky proces zgjat rreth 20 ditë. Zhvillimi larvor kalon në 5 stade (mosha) dhe dëmin më të madh e shkakton larva e moshës së tretë.

Periudha e zhvillimit larvor zgjat rreth 1.5 muaj dhe gjatë kësaj kohe larvat ushqehen mbi sipërfaqen e gjetheve të bimëve të ndryshme, duke shkaktuar brejtje totale deri në skeletizim. Nga mesi i korrikut fillojnë të shfaqen insektet e rritur, të cilët pasi arrijnë pjekurinë seksuale, kopulohen (çiftëzohen) dhe femrat fillojnë të vendosin vezët, depozitimi i të cilave zgjat deri në shtator ose në fillim të tetorit.

Femra i vendos vezët në grumbuj (ooteka, zakonisht një femër vendos 4 grumbuj (ooteka), ku secila përmban mesatarisht nga 40-50 vezë me ngjyrën e tokës.

Integrimi i masave është rruga më e efektshme në parandalimin e dëmeve në kulturat bujqësore. Për të kryer një luftim të drejtuar dhe integruar të karkalecave është e nevojshme të përcaktohet koha e daljes së larvave të reja si dhe dendësia e tyre për njësinë e kontrollit.

𝑵𝒆̈ 𝒓𝒂𝒔𝒕 𝒔𝒆 𝒌𝒐𝒏𝒔𝒕𝒂𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒑𝒓𝒆𝒛𝒆𝒏𝒄𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒆̈𝒕𝒊𝒋 𝒊𝒏𝒔𝒆𝒌𝒕𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒇𝒆𝒓𝒎𝒆̈, 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏𝒊 𝒔𝒑𝒆𝒄𝒊𝒂𝒍𝒊𝒔𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝑨𝑲𝑽𝑴𝑩 𝒐𝒔𝒆 𝒕𝒆𝒍𝒆𝒇𝒐𝒏𝒐𝒏𝒊 𝒏𝒆̈ 𝒏𝒖𝒎𝒓𝒊𝒏 𝒆 𝒈𝒋𝒆𝒍𝒃𝒆̈𝒓-08003366.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja