Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Këshilla për fermerët mbi kujdesin që duhet të tregojnë mbi përdorimin e PMB-ve

Pesticidet nëse nuk përdoren sipas udhëzimeve, mund të sjellin dëme në ekonomitë bujqësore. Fermerët përpara çdo përdorimi duhet të këshillohen me ekspertët e mbrojtjes së bimëve apo të lexojnë me kujdes udhëzimet. Gjithashtu produkti përmban edhe etiketën e përdorimit, ku jepen udhëzime mbi dozën, mënyrën e përzierjes së përshtatshme për sipërfaqen që do të trajtohet dhe mjetin e trajtimit që do të përdoret. Nëse nuk respektohen me përpikmëri dozat dhe përqendrimet e rekomanduara, nuk përftohet efekti i kërkuar për trajtimin e bimëve.

Metodat e përdorura për matjen dhe përgatitjen ndryshojnë në varësi me pesticidin dhe volumin e punës. Pesticidet e ngurta, të gatshëm për tu përdorur, të tillë si pluhurat dhe granulat mund të hidhen nga ambalazhet e tyre direkt në depozitat e mjetit të trajtimit.

Gjithashtu pesticidet për spërkatjen me volum ultra të vogël (ULV), të gatshëm për tu përdorur, mund të derdhen direkt në depozitën e mjetit spërkatës. Pesticidet koncentrate mund të përzihen lehtësisht me ujin, të maten dhe të derdhen direkt në depozitat e mjetit spërkatës. Depozita të mbushet deri tek niveli i caktuar, asnjëherë plot, mos përgatitet më tepër solucion sesa duhet të përdoret për një ditë.

Ambalazhet e pesticideve janë të dëmshme për mjedisin. Fermerët nuk duhet t’i përdorin për ushqim ose ujë të pijshëm, sepse pastrimi i tyre është i pamjaftueshëm për një qëllim të tillë.

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera