Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Këshilla për fermerët mbi praktikat e mira të mbarështimit të qengjave/kecave

Për të rritur qengja/keca të shëndetshëm, fermerët duhet të ndjekin disa praktika të mira mbarështimi, ku me e rëndësishmja është respektimi i masave të biosigurisë në stallë. Për ata blegtorë që duan të përdorin tufën për prodhim qumështi, është e rekomandueshme zbatimi i disa hapave. Sipas ekspertëve, qengjat/kecat nuk duhet të ndahen nga mëmat e tyre deri në 60 ditë jetë.

Nga dita 61-70, të vegjlit këshillohet që të ndahen nga mëmat gjatë natës. Në mëngjes kryhet mjelja dhe qengjat/kecat lihen me mëmat gjithë ditën. Në fazën e fundit, të vegjlit ndahen plotësisht nga mëmat e tyre nga dita 71-90  ditë dhe ushqehen veçmas. Pas kësaj periudhe ata nuk do ti kërkojnë më mëmat dhe mund të bashkohen me pjesën tjetër të tufës.

Tri ditë para përfundimit të kësaj periudhe, të vegjëlve u duhet dhënë medikamenti kundra parazitëve dhe duhet të dezinfektohet stalla. Për tufat e dedikuara t për prodhimin e mishit, qengjat dhe kecat duhet të lihen me nënat e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

Shpërndaje:

Lajme të tjera