Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Kontrolli i tuberkulozit në gjedh, AKVMB do të gjurmojë 31150 krerë

Në kuadër të “Programit Afatgjatë të Kontrollit të Tuberkulozit në Gjedh”, ka nisur shpërndarja e alergjenit për gjurmimin e tuberkulozit në gjedh, i cili pritet të përfundojë me 30 tetor të këtij viti.

Për vitin 2022, procesi i gjurmimit do të shtrihet në fermat me 5 krerë gjedh e më lart, duke kapur një total prej 𝟑𝟏𝟏𝟓𝟎 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈.

 Survejanca aktive do të bëhet duke përdorur  testimin individual të tuberkulinës intradermale, tek të gjitha kafshët që janë në moshë më të mëdha se 6 javë.

Pas testimit me tuberkulinë bovine të gjitha kafshët të cilat kanë rezultuar pozitive dhe të dyshimta do të ritestohen pas 𝟒𝟐 𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐯𝐞 nga testimi i parë, duke përdorur testin krahasues, me tuberkulinë aviare.

Të gjitha kafshët të cilat do të rezultojnë pozitive pas testimit të dytë konfirmator, do të theren në bazë të legjislacionit në fuqi.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur