Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Kreu i AKVMB monitoron situatën e karkalecit pas trajtimit me PMB

Kreu i Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj inspektoi nga afër sipërfaqet e tokave bujqësore, të trajtuara me PMB kundër karkalecit.
Gjatë monitorimit, Meçaj takoi edhe fermerë, të cilët u shprehën se ndërhyrja në kohën e duhur e AKVMB ka sjellë efektet e para pozitive, duke shpëtuar kështu të mbjellat me kultura të ndryshme bujqësore.
Nga monitorimi u konstatua se në zonat e ndërhyra infeksioni është minimal.
Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB kërkoi që fermerët të kenë bashkëpunim të ngushtë me agronomët tanë, për të nisur trajtimin agroteknik kundër karkalecit gjatë muajve të vjeshtës dhe pranverës, për të shmangur ndërhyrjen me spërkatje.

Shpërndaje:

Lajme të tjera