Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB Rolandi Meçaj së bashku me specialistët e këtij institucioni morën pjesë në simpoziumin shkencor të zhvilluar nga Akademia e Shkencave. Ky simpozium kishte lidhje me rolin e dhenve si portator i shtameve escherichia coli, prodhuese të toksinave shiga.
Gjithashtu u mbajt edhe workshopi me temë “Biosiguria në fermat e gjedhit dhe roli i saj në kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive”. Referimet shkencore nga lektorë e studentë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe profesorë nga Turqia ishin të dobishme dhe inovative dhe u ndoqën me interes nga të pranishmit.