Miza e ullirit (Bractocera olea) shkakton dëm të madh ekonomik tek ulliri. Insekti dëmton tulin e kokrrës, duke pakësuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit të vajit. Kokrrat e plagosura nga larvat e mizës infektohen nga kërpudha të ndryshme të mykut, të cilat rrisin aciditetin e vajit.
Në ullinjtë për tryezë edhe një shpim i vetëm mund të sjellë deformimin e kokrrës, prandaj ndërhyrja duhet të bëhet në kohën e duhur, sapo vërehen shpimet e para. Një nga masat kryesore mbrojtëse ndaj mizës së ullirit mbetet vjelja e hershme e prodhimit.
Informacion për publikun mbi Influencën Aviare
Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend