Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Kush janë shenjat klinike të tuberkulozit

Tuberkulozi është sëmundje infektive bakteriale që prek të gjitha kafshët me gjak të ngrohtë dhe karakterizohet me formimin në organizëm të disa formacioneve që quhen tuberkula.

Sëmundja është zoonozë e rrezikshme për njeriun. Shkaktari i sëmundjes është 𝑏𝑎𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑘𝑜𝑘, i cili është bacil i gjinisë 𝑚𝑦𝑐𝑜𝑏𝑎𝑐𝑡𝑒𝑟𝑖𝑢𝑚. Në të shumtën e rasteve ka karakter kronik dhe prek të gjithë speciet e kafshëve shtëpiake dhe vetë njeriun.

TBC mund të jetë subakut ose kronik, me një normë të ndryshueshme progresi. Një numër i vogël kafshësh mund të preken rëndë brenda disa muajve të infeksionit, ndërsa të tjerat mund të zgjasin disa vite për të zhvilluar shenja klinike.

𝑺𝒉𝒆𝒏𝒋𝒂𝒕 𝒌𝒍𝒊𝒏𝒊𝒌𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒌𝒂𝒇𝒔𝒉𝒆̈𝒕 𝒆 𝒑𝒓𝒆𝒌𝒖𝒓𝒂 𝒑𝒆̈𝒓𝒇𝒔𝒉𝒊𝒋𝒏𝒆̈:

dobësi,

humbja e oreksit dhe peshës,

ethe të luhatëse,

kollitje e përhershme,

shenjat e pneumonisë në fazë të rëndë,

diarre,

nyje limfatike të mëdha.

𝑁𝑒̈𝑠𝑒 𝑣𝑒̈𝑟𝑒𝑛𝑖 𝑠ℎ𝑒𝑛𝑗𝑎 𝑘𝑙𝑖𝑛𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈𝑛 𝑡𝑢𝑎𝑗, 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑔𝑗𝑎𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑚𝑒 𝑠𝑖𝑚𝑝𝑡𝑜𝑚𝑎𝑡 𝑒 𝑙𝑎𝑟𝑡𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑛𝑑𝑢𝑟𝑎, 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑎𝑘𝑡𝑜𝑛𝑖 𝑚𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑒𝑟𝑖𝑛 𝑧𝑦𝑟𝑡𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝐴𝐾𝑉𝑀𝐵 𝑜𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑟𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑙𝑏𝑒̈𝑟-08003366

Shpërndaje:

Lajme të tjera