Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Laringotrakeiti i shpendëve/ Shenjat klinike

Laringotrakeiti infektiv i shpendëve është sëmundje shumë ngjitëse dhe për pasojë infektohen një numër i madh shpendësh në mënyrë të menjëhershme. Simptomat e problemeve me frymëmarrjen mund të variojnë nga të lehta në të rënda.

Tufat e prekura nga laringotrakeiti mund të shkaktojnë ngordhje të shpendëve dhe/ose prodhim të reduktuar të vezëve.

Pajisjet e kontaminuara, ambientet e kontaminuara ose zogjtë transportues mund të fusin virusin në stabilimente ose kotece. Lëvizja dhe përzierja e tufave janë faktorë predispozues të sëmundjes. Respektimi i rreptë i masave të biosigurisë mbron shpendët nga infektimi.

Laringotrakeiti shpërndahet nëpërmjet mukozës së syrit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Inkubacioni është relativisht i gjatë, rreth 1-2 javë nga futja e virusit deri në shfaqjen e shenjave klinike.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;