Asnjë produkt bimor nuk mund të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nëse nuk është i pajisur me Certifikatë Fitosantiare. Ky dokument shërben për të vërtetuar pastërtinë nga dëmtuesit karantinorë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e gjendjes fitosanitare të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore që eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, e më gjerë.
Gjithashtu agronomët tanë certifikojnë nga ana fitosanitare edhe materialin mbjellës dhe shumëzues bimor. Për periudhën janar-shtator janë lëshuar në total 𝟏𝟒𝟏𝟒𝟖 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐨𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 për eksport, ri-eksport dhe të brendshme.