Lëshimi i Certifikatave Fitosanitare online për operatorët ekonomikë që eksportojnë produkte bujqësore drejt vendeve anëtare në CEFTA, BE e më gjerë ul në minimum kohën për përgatitjen dhe nisjen e ngarkesës. Shpejtimi i procedurave administrative sjell; ulje të kostove, kohë e shkurtuar e pritjes së mallit në doganë dhe cilësi e lartë e produkteve bujqësore.
Platforma CEFTA TRACES NT, e ndërtuar mbi EU TRACES NT dhe në përputhje me acquis të BE-së dhe praktikat e shteteve anëtare të BE-së, është e disponueshme 24/7, për të mos penguar në asnjë moment punën eksportet shqiptare drejt vendeve anëtare në CEFTA BE e më gjerë.
Për muajin janar 2024 janë lëshuar; 𝟐𝟕𝟐 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐅𝐢𝐭𝐨𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, nëpërmjet sistemit CEFTA TRACES NT, nga të cilat;
-121 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑎𝑛𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝐶𝐸𝐹𝑇𝐴,
– 109 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑒 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝐸𝑣𝑟𝑜𝑝𝑖𝑎𝑛,
-42 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎.