Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Licencimi i aktiviteteve blegtorale, AKVMB verifikon kushtet që i përgjigjen interesave publike dhe garantimit të standardeve për sigurinë ushqimore

Siguria ushqimore është një nga elementët më të rëndësishëm të produkteve bujqësore dhe shtazore. AKVMB është përgjegjëse për licencimin e aktiviteteve tregtare blegtorale.

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet për t’iu përgjigjur interesave publike dhe të garantojnë standarde për sigurinë ushqimore.

Për vitin 2022 në total janë bërë 66 aplikime të kategorive të ndryshme,  si; “Rritja ose tregtimi i kafshëve”, “Shërbime të riprodhimit, krijimit të racave ose veterinare”; “Prodhimi dhe/ose tregtimi i ushqimeve” dhe “Përpunim lëkure”.

Përpara se aplikantët të marrin licencën, veterinerët zyrtarë të drejtorive Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, vlerësojnë kushtet.

Nëse një operator ekonomik nuk zotëron kushtet teknike apo teknologjike të caktuara, apo nuk është i organizuar në mënyrë që të garantojë masat e biosigurisë, i refuzohet licenca. 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse