Projekti i MRV IV in Albania, i cili financohet nga European Union in Albania, ka nisur shpërndarjen e 560 mijë vaksinave të tërbimit për dhelprën e kuqe.
Kjo është fushata e dytë që bëhet kundra tërbimit për vitin 2023. Vaksinimi i dhelprave pritet të mbulojë të gjithë territorin e vendit (përveç zonave urbane dhe burimeve ujore), me një densitet prej 20 vaksina/km2.
AKVMB do të jetë në monitorim të vazhdueshëm dhe për çdo rast të dyshuar do realizohen analiza laboratorike nga veterinerët tanë pranë ISUV. Ndërkohë paralelisht me këtë fushatë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë – ISUV është duke analizuar mostrat e dhelprave mbi efektshmërinë e vaksinës së tërbimit.