Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) është e padëmshme për njerëzit, por shkakton probleme të rënda socio-ekonomike në vendet e prekura.
Veterinerët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vijojnë monitorimet intensive dhe të përditshme në fermat që merren me mbarështimin e derrave.
Aktualisht nuk ka një vaksinë të aprovuar për MAD në Evropë, ndaj masat parandaluese janë e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje shkatërruese.
Njerëzit mund ta përhapin lehtësisht dhe pa vetëdije sëmundjen kur bien në kontakt me një kafshë të infektuar ose me materiale të infektuara. Për të raportuar rastet e dyshuara të derrave të infektuar telefononi në numrin 08003366.