Matrikullimi i kafshëve blegtorale është një proces mjaft i rëndësishëm dhe i pandalshëm për Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Veterinerët e shërbimit të Bashkisë Këlcyrë shkuan në fshatin Podgoran Fushë për të matrikulluar 190 krerë të dhirta.
Specialistët e veterinarisë së Drejtorisë Rajonale Vlorë do të rikthehen sërish në këtë fermë për të regjistruar të gjithë kecat e remontit. Për rifreskimin e regjistrit, si në letër ashtu edhe në sistemin RUDA, fermeri duhet të njoftojë veterinerin e tij të referencës.
Identifikimi individual i kafshëve dhe regjistrimi i fermave blegtorale në RUDA, është hapi i parë i formalizimit të sektorit dhe siguron gjurmueshmërinë e shëndetit të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore.