Për të siguruar identifikimin e kafshëve blegtorale në territorin e Shqipërisë, shërbimi veterinar në katër Drejtoritë Rajonale është duke kryer matrikullimin e kafshëve në ferma, pa asnjë kosto për mbarështuesit.
Konkretisht specialistët e shërbimit veterinar të Drejtorisë Rajonale Vlorë ushtruan kontroll në një fermë me 375 krerë të leshtash në fshatin Gjashtë të Sarandës, me qëllim matrikullimin e tyre.
Ferma e ka të orientuar aktivitetin për shitjen e qumështit dhe qingjave për mish dhe sipas specialistëve kafshët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Qëllimi tjetër i kontrollit në këtë fermë ishte edhe përditësimi i regjistrit të fermës.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve