Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka në fokus të tij matrikullimin e zgjojeve të bletëve.
Ky proces është mjaft i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e sëmundjeve të parqeve dhe identifikimin e popullatës së bletëve.
Veterinerët e Drejtorisë Rajonale në Elbasan monitoruan një fermë në Kokrevë të Librazhdit për të parë gjendjen shëndetësore të parkut me 150 zgjoje.