Projekti i “Monitorimi i Vaksinimit Kundër Tërbimit” –MRV IV in Albania, Faza IV, financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga konsorciumi AGT International, NIRAS dhe ISZV. Fushata e parë e vaksinimit nga ajri për 2023 pritet të nisë në muajin maj.
Një ekip me përfaqësues nga projekti Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , MRV IV in Albania , AKVMB dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë – ISUV, kontrolluan përputhshmërinë e dërgesës së vaksinave me dispozitat kontraktuale e standardet ndërkombëtare. Vaksinat janë duke u ruajtur në kushte të forta sigurie, deri në nisjen e shpërndarjes në të gjithë vendin me avionë të specializuar.
Ekspertët kontrolluan regjistrimet e temperaturës gjatë transportit nga Çekia në Shqipëri; regjistrimet e temperaturës së dhomës frigoriferikë në të cilën po ruhen vaksinat; realizuan marrjen e mostrave për t’u dërguar në dy laboratorë reference (në Francë dhe në Çeki) për të vlerësuar qëndrueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Pas ardhjes së përgjigjes së titrave të vaksinës nga laboratorët e referencës, pritet të nisë edhe shpërndarja e tyre nga ajri.