SHËRBIMET E MBROJTJES SË BIMËVE NË AKVMB
- Pajisja me “certifikatë fitosanitare për eksport” në rastet e lëvizjes së bimëve ose produkteve bimore jashtë territorit të vendit.
- Pajisja me “certifikatë fitosanitare për rieksport” në rastin e hyrjes në territorin e vendit të bimëve ose të produkteve bimore, për qëllim rieksporti dhe qëndrimit të tyre brenda vendit për më shumë se 14 ditë.
- Pajisja me “certifikatë fitosanitare të brendshme ” në rastin e Certifikimit të materialit mbjellës ose shumëzues.
- Monitorimin dhe kontrollin e demtuesve karantinore, e demtuesve polifage dhe e gjendjes fitosanitare të bimëve, produkteve bimore, kulturave spontane dhe objektet e tjera.
- Monitorim për zbatimin e masave të veçanta për rastet emergjente të përhapjes e të shtimit masiv të dëmtuesve, të cilët nuk mund të kufizohen me metodat e zakonshme të kontrollit;
- Monitorim i certifikimit te materialit mbjelles ose shumezues bimor
- Monitorimin e pajisjes me dëshmi aftësie për personat që punojnë me PMB-të
- Monitorimin e paisjes me dëshmi aftësie të vecantë për personat qe punojnë më PMB-të helmuese dhe shumë helmuese.
- Monitorimin e operatoreve profesioniste per perdorimin e PMB-ve helmuese dhe shumë helmuese
- Miratimin dhe monitorimin e “Operatorëve të miratuar” për trajtimin e ambalazheve dhe paletave prej druri.
- Informimin e fermerëve për zbatimin e Praktikave të mira të mbrojtjes së bimëve dhe promovimin e e përdorimit të menaxhimit të integruar të parazitëve.