Ka përfunduar fushata e informimit në 12 shkolla të ciklit 9-vjeçar mbi rreziqet e sëmundjes së tërbimit tek shëndeti i njeriut.
Ekspertë të projektit MRV IV in Albania së bashku me veterinerët e AKVMB, iu shpjeguan nxënësve rrugët e transmetimit të tërbimit dhe në fund të takimit iu shpërndanë materiale informuese të printuara, ku përfshihen udhëzime se si duhet të kujdesen për shëndetin e tyre në rast të ndonjë sulmi nga kafshët e tërbuara. Fushatat janë zhvilluar në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës dhe Mirditës.
Nxënësit u këshilluan që të vaksinojnë qentë, të cilët konsiderohen si shkaktarët kryesor të vdekjeve të njerëzve nga tërbimi. Projekti financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKVMB.