Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Mbyllet në Rajonin e Vlorës gjurmimi për brucelozën në gjedh

Ka përfunduar Faza e III e gjurmimit të brucelozës në gjedh në të gjithë Rajonin e Vlorës. Veterinerët tanë kanë punuar intensivisht në terren, për të përmbyllur në kohë këtë proces kaq të rëndësishëm për garantimin e sigurisë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik.
Në fokus kanë qenë fermat me 5 krerë e lart dhe në total janë gjurmuar 10585 krerë gjedh.
Bruceloza është kërcënim serioz për gjedhin sepse infeksioni bakterial ka pasoja të rënda ekonomike; që përfshijnë uljen e prodhimit të qumështit, humbjen e peshës së kafshës, abortin, infertilitetin dhe çalimin e saj.
Nëse fermeri dyshon se kafsha e tij është e prekur nga kjo zoonozë, e ka detyrim ligjor që të raportojë menjëherë veterinerin zyrtar të shërbimit ose në 𝙣𝙪𝙢𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙡𝙗𝙚̈𝙧 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;