Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Meçaj inspekton punën e veterinerëve në thertore

Kreu i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj  ka monitoruar disa prej thertoreve që operojnë në vend. Verifikimi i plotësimit të dokumentacionit nga ana e veterinerëve zyrtarë mbi krerët e therur apo të destinuar për therje ishte në fokus të inspektimeve të Z. Meçaj.

Në fokus të monitorimit është edhe garantimi i respektimit të legjislacionit shqiptar, mbi sigurinë e shëndetit publik dhe mbrojtjen e mjedisit, lidhur me mirë menaxhimin e mbetjeve shtazore që krijohen nga therjet. Në rastet kur verifikohet shkelje nga ana e operatorëve, merren masa administrative.

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera