Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Meçaj: Lëvizja e bletëve me Certifikatë Lëvizjeje është detyrim ligjor

Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj vizitoi nga afër një park bletësh në Elbasan. Qëllimi i vizitës kishte të bënte me verifikimin e zbatimit të detyrave të caktuara nga veterineri zyrtar mbi masat profilaktike dhe kurative që aplikohen tek bletët. Meçaj u shpreh se lëvizja e bletëve me Certifikatë Lëvizjeje është detyrim ligjor, një masë kjo që shërben për të mbrojtur shëndetin e bletëve.

 

“Bletari që kryen shtegtimin, duhet që të paraqesë kërkesë në rrugë elektronike jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune para datës së shtegtimit. Veterinerët e AKVMB pasi verifikojnë gjendjen shëndetësore të bletëve, lëshojnë ose refuzojnë Certifikatën e Lëvizjes. Kujdes duhet të kihet në mënyrat e trajtimit të bletëve”, tha kreu i AKVMB.

Shpërndaje:

Lajme të tjera