Kreu i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj ishte pjesë e një takimi me Shoqatën e Bletarëve të Qarkut Tiranë.
Meçaj kërkoi që bletarët të tregojnë kujdes mbi mënyrat e kurimit të bletëve, në mënyrë që të prodhohet mjaltë pa mbetje.
“Ju duhet të këshilloheni në çdo rast me veterinerin tuaj, për të pasur zgjoje sa më të shëndetshme dhe të prodhoni mjaltë me standarde, në mënyrë që të eksportoni drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, këshilloi kreu i AKVMB.
Palët diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e shtimit të zgjojeve dhe regjistrimin e tyre në sistemin RUDA.