Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Menaxhimi i mbetjeve, kreu i AKVMB takim me thertoret e Qarkut Korçë

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Rolandi Meçaj inspektoi nga afër subjektet e thertoreve që operojnë në Korçë.

Meçaj iu kërkoi administratorëve të thertoreve që roli i veterinerit zyrtar të mos anashkalohet në asnjë moment, pasi kjo do të ndërpriste zinxhirin e gjurmueshmërisë, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorit.

“Ne kemi ndërtuar një platformë gjurmueshmërie që garanton në çdo moment eficiencë në parandalimin e hedhjes në treg të produkteve shtazore, që do të vinin në rrezik konsumatorin. Ju si operatorë duhet të garantoni një sistem në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar, mbi sigurinë e shëndetit publik dhe mbrojtjen e mjedisit, lidhur me mirë menaxhimin e mbetjeve shtazore që krijohen nga therjet!”, ishte kërkesa që kreu i AKVMB iu bëri operatorëve të këtyre njësive tregtare.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;