Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Metoda standarde për zbulimin e tuberkulozit

Metoda standarde për zbulimin e tuberkulozit të gjedhit është testi i tuberkulinës, i cili përfshin injektimin intradermal të derivatit të proteinës së pastruar të tuberkulozit të gjedhit (PPD) dhe zbulimin e mëvonshëm të ënjtjes në vendin e injektimit, 72 orë më vonë.

Për gjurmimin e sëmundjes së TBC-së përdorim alergjenin tuberkulinë, i cili injektohet në një të tretën e mesme të qafës ose në palën e bishtit, në dozën 0.2 ml, me metodën intradermale. Lëkura e qafës është më e ndjeshme ndaj tuberkulozit sesa lëkura nën bisht. Për të kompensuar këtë ndryshim, mund të përdoret dozë më e lartë e alergjenit tuberkulinë në pjesën e jashtme të lëkurës nën bisht.

Reaksioni alergjik përcaktohet pas 48 ose 72 orësh, ku dallojmë reaksionin pozitiv, të dyshimtë ose negativ. Kjo mund të kryhet vetëm duke përdorur tuberkulinë bovine ose si një test krahasues duke përdorur tuberkulinën aviane dhe bovine.

Për çrrënjosjen e kësaj sëmundje AKVMB përgjatë vitit 2022 ka gjurmuar në total 28849 krerë gjedh, fushatë e cila po vijon edhe këtë vit. Nga kjo sëmundje kanë rezultuar pozitivë 54 krerë gjedh, të cilat u asgjësuan sipas protokollit dhe fermerët janë dëmshpërblyer.

Shpërndaje:

Lajme të tjera