Veterinerët e Shërbimit të Drejtorisë Rajonale Tiranë monitoruan gjendjen shëndetësore të një ferme me 300 krerë të leshtash në fshatin Arbanë. Ferma ka si drejtim shitjen e qumështit në baxho dhe mishit të qingjave.
Veterinerët gjithashtu kryen rimatrikullimin tek ato krerë që iu kishin rënë matrikujt në kullotë.
Matrikullimi dhe rimatrikullimi i bagëtive është një detyrim ligjor për fermerët, pasi në të kundërt nuk përfitojnë subvencione nga Skemat Kombëtare të shtetit apo vaksinime falas nga AKVMB.
Siguria ushqimore dhe mirëqënia e shëndeti të kafshëve është një ndër prioritetet kryesore të AKVMB.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve