Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Rolandi Meçaj së bashku me specialistë të Mbrojtjes së Bimëve, monitoruan nga afër disa parcela me ullinj në Mjedë të Vaut të Dejës.
Në këtë inspektim ishte i pranishëm Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Shkodër, Pjerin Spathari dhe Drejtori i DRVMB Shkodër,Andi Bilali. Fermerët u informuan mbi dëmin që shkakton miza e ullirit dhe hapat që duhen ndjekur për ta luftuar.
Sipas vlerësimit në terren, situata në këto parcela nuk paraqiste prezencë të infeksionit. Ky insekt është një dëmtues që shkakton zona dëmi të qëndrueshme, prandaj dhe lufta kundër tij duhet të bëhet e organizuar.
𝘒𝑢𝘧𝑖𝘫𝑡𝘦̈ 𝘦 𝘬𝑒̈𝘴ℎ𝘪𝑙𝘭𝑢𝘢𝑟 𝑡𝘦̈ 𝘯𝑑𝘦̈𝑟𝘩𝑦𝘳𝑗𝘦𝑠 𝑗𝘢𝑛𝘦̈:-
- për ullinjtë e tavolinës, kur vërehen shpimet e para;
- për ullinjtë e vajit 10-15% e infeksionit aktiv gjatë muajit shtator-tetor;
- prekjet e para vërehen në kultivarët e hershëm, ndërsa infeksionet e larta gjatë muajit tetor-nëntor.