PAJISJA ME DËSHMI AFTËSIE
Qëllimi: sigurimi i një përdorimi të qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) duke minimizuar rreziqet dhe ndikimet e përdorimit të tyre në shëndetin e njeriut dhe mjedisit si dhe duke promovuar përdorimin e menaxhimit të integruar të parazitëve si dhe të qasjeve ose teknikave alternative.
Kush e ka të drejtën e përdorimit të PMB-ve?
- Të drejtën për të përdorur PMB-të (përdoruesi i fundit) e kane të gjithë personat mbi 18-vjec ( me përjashtim të grave shtatzëna, deri në fund të periudhës së laktacionit).
- Të drejtën për të përdorur PMB-të e rrezikshme e kanë të gjithë personat mbi 18 vjec (me përjashtim të grave shtatzëna, deri në fund të periudhës së laktacionit) , dhe që janë pajisur me dëshmi aftësie.
- Te drejtën për të përdorur PMB-të helmuese dhe /ose shumë helmuese e kanë të gjithë personat mbi 18 vjec (me përjashtim të grave shtatzëna, deri në fund të periudhës së laktacionit), të pajisur me dëshmi aftësie të vecantë. Këta persona quhen Përdorues Profesionistë.
Pajisja me dëshmi:
Përgatitja dhe instruktimi i personave që kërkojnë të pajisen me dëshmi aftësie/dëshmi aftësie të vecantë bëhet në institucionet publike ose private, të miratuara sipas legjislacionit për arsimin e formimit profesional.
Për marrjen e – dëshmisë së aftësisë-, personi i interesuar, duhet të:
- Regjistrohet në një kurs të formimit profesional, ku duhet të zhvillojë 30 ( tridhjete) ore teori dhe 10 ( dhjetë) orë praktike, në fund të të cilave zhvillohet një provim i cili vlerësohet për njohuritë e marra dhe më pas pajiset me dëshmi aftësie.
- Dëshmia e aftesisë jepet pa afat, dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetsore, që lëshohet cdo 2 vjet.
Për marrjen e dëshmisë –Përdorues profesionist- , personi i interesuar duhet të:
- Regjistrohet në një kurs të formimit profesional, ku duhet të zhvillojë 40 ( dyzetë ) orë teori dhe 20 ( njëzet) orë praktike , ku theksojmë se PMB-të e regjistruara për t’u përdorur duhet të jenë në përmbajtje të kursit. Në fund të të cilave zhvillohet një provim i cili vlerësohet për njohuritë e marra dhe më pas pajiset me dëshmi aftësie të vecantë.
- Dëshmia e aftësisë jepet për një periudhë kohe 6 vjecare dhe shoqërohet me vërtetimin e gjendjes shëndetësore që lëshohet cdo 2 vjet, dhe mund të rinovohet nëse kërkohet nga mbajtësi i saj dhe paraqet vërtetim te gjendjes shëndetësore.
- Përdoruesi profesionist garanton të gjitha masat për të minimizuar efektet e padëshiruara që mund të shkaktohen nga përdorimi i PMB-ve, në njerëz, kafshë dhe mjedis