Influenca Aviare ka pasoja shkatërruese për industrinë e shpendëve, ekonominë e fermerëve, tregtinë ndërkombëtare dhe shëndetin e shpendëve të egër. Aty ku ndodhin shpërthime, shpesh zbatohet politika e asgjësimit të të gjithë tufës.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në periudhën janar-prill 2024 ka monitoruar në total 127 stabilimente dhe fatmirësisht nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.
Respektimi i masave të biosigurisë redukton rrezikun e futjes dhe përhapjes së agjentëve të sëmundjes në stabilimente apo shpendët e oborrit.
AKVMB bën thirrje që në çdo rast të konstatimit të ngordhjes së shpendëve, të telefononi 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!