Mbarështimi i shpendëve ofron stabilitet ekonomik për fermerët dhe ushqim për konsumatorin, por shpërthimet e vazhdueshme të influencës aviare kërcënojnë mbijetesën e tyre dhe shkatërrojnë aktivitetin. Zbatimi i masave të biosigurisë në ferma është thelbësor për të shmangur futjen e patogjenëve në tufat e shpendëve.
AKVMB prej tre muajsh ka të aktivizuar planin e survejancës aktive. Veterinerët tanë janë duke bërë monitorime klinike në stabilimente apo fermat e oborrit dhe kampionuar rastet e dyshuara.
Deri më tani nuk kemi raste të raportuara apo të dyshuara, por AKVMB fton të gjithë fermerët apo qytetarët që të njoftojnë në Numrin e Gjelbër 08003366 nëse konstatojnë shpendë të ngordhur!
Informacion për publikun mbi Influencën Aviare
Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend