Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) përbën një nga kërcënimet më madhore për industrinë e mbarështimit të derrave. Asnjë fermë nuk është imune nëse nuk respektohen me përpikmëri masat e biosigurisë.
Zbatimi i masave të përshtatshme luajnë një rol vendimtar në parandalimin e përhapjes së MAD. Gjatë muajit prill veterinerët e AKVMB kanë ushtruar 341 kontrolle intensive në stabilimentet e mbarështimit të derrave lidhur me respektimin e masave të biosigurisë.
Në rast se fermerët vërejnë simptoma të dyshimta në popullatën e derrave, si; skuqje e lëkurës, temperaturë, të vjella dhe gjakderdhje apo diarre, të kontaktojnë menjëherë me veterinerët e shërbimit të AKVMB, për të kërkuar ndihmë ose telefononi në numrin e gjelbër.