Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan vazhdojnë punën në terren për të monitoruar situatën mbi prezencën e miut të arave.
Specialistët ishin në fshatin Fushë Peshtan dhe Vodicë të Poliçanit, ku konstatuan infeksion të lehtë në kulturat e foragjereve të ndryshme.
Fermerët u informuan mbi rrezikun që shkaktojnë minjtë e arave dhe për metodën se si duhet të luftohen.
Sipas ekspertëve duket të ketë një strategji dhe trajtim, jo vetëm kur shfaqen minjtë. Sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.
Përveç trajtimit kimik, punimi i tokës dhe heqja e barit janë metoda që ndikojnë në parandalimin e përhapjes së miut të arave. Luftimi në kohë i këtij brejtësi bën që të mos ketë dëmtime të shumta në pemtoret, foragjere e më gjerë.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve