Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje virale ngjitëse që shkakton dëme serioze në tufat blegtorale me të imta (dele/dhi).
AKVMB është duke bërë kontrolle intensive në ferma që mbarështohen të imtat, për të monitoruar gjendjen shëndetësore të kafshëve. Në total janë monitoruar 654 ferma me të imta, ku janë marrë edhe mostra gjaku për tu dërguar në ISUV. Deri më tani situata paraqitet e pastër.
Biosiguria në fermë është shumë e rëndësishme në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
𝑴𝒂𝒔𝒂𝒕 𝒆 𝒃𝒊𝒐𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒔ë 𝒏ë 𝒇𝒆𝒓𝒎ë
-respektoni karantinimin e kafshëve të reja
-kufizoni hyrje-daljet e vizitorëve në ferma
-shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e huaja nëpër kullota
-dezinfektoni pajisjet e fermës