Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Moti ekstrem, AKVMB ndërhyn për ndihmë në një fermë me 1500 krerë të imta

Referuar reshjeve intensive të dëborës në zonat malore, blegtorët duhet të rrisin gatishmërinë për tufat e të imtave dhe gjedhit, për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Punonjësit e katër Drejtorive Rajonale të AKVMB mbajnë kontakte të vazhdueshme me fermerët.

Gjatë ditës së sotme është kërkuar ndërhyrja e veterinerëve të Drejtorisë Rajonale dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan në një fermë të instaluar në malin e Sopotit Librazhd dhe në Kosovë të Belshit, ku një fermer me 1500 krerë të imta kërkoi nën monitorimin e veterinerëve tanë zbritjen e tufës blegtorale nga zona malore.

Gjendja shëndetësore e kafshëve paraqitet e mirë.  Në rast nevoje, kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366!

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;