Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Moti i acartë, AKVMB monitoron fermat blegtorale

Referuar temperaturave nën zero gradë celsius, veterinerët e shërbimit të AKVMB në katër Drejtoritë Rajonale nuk i kanë ndalur inspektimet në tufat blegtorale.

Mjekët veterinerë janë duke monitoruar gjendjen shëndetësore të të imtave dhe kanë dhënë asistencë teknike në ato raste kur ka qenë e nevojshme ndërhyrja. Kujdes të tregohet mbi mënyrën e ushqimit, ku duhet të rritet sasia e racionit dhe të jetë i pasur me karbohidrate e proteina.

Gjithashtu këshillohet që kafshëve tu jepet ujë i vakët për të shmangur dehidratimin. Në fermat kur ka pasur lindje të reja, është kryer matrikullimi i qengjave, një proces ky mjaft i rëndësishëm për të siguruar gjurmueshmërinë dhe garancinë e produkteve shtazore.

Për të kërkuar ndihmë, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366 ose në faqen e akvmb.gov.al.

𝐹𝑒𝑟𝑚𝑎 𝑚𝑒 300 𝑘𝑟𝑒𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑒𝑠ℎ𝑡𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑒̈ 𝐶𝑒̈𝑟𝑟𝑖𝑘

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi pestën amerikane

Pesta amerikane është sëmundje shumë e rrezikshme dhe shumë ngjitëse për bletët. Ajo zhvillohet dhe përhapet, jo vetëm në një koshere por rrezikon që të

Tenja e verdhë e domates

Tenja e verdhë e domates (ℎ𝑒𝑙𝑖𝑐𝑜𝑣𝑒𝑟𝑝𝑎 𝑎𝑟𝑚𝑖𝑔𝑒𝑟𝑎 ℎ𝑢𝑏𝑛𝑒𝑟) është një dëmtues që sulmon një sërë bimësh, si; domaten, specat, pambukun, fasulen, bizelen. Tek  do Marja