Specialistë të AKVMB-së së bashku me specialistë të rajoneve, monitoruan nga afër shëndetin e bimëve në serra dhe masat e marra për mbrojtjen e tyre, në bashkitë Berat, fshati Goriçan; Fier, fshati Suk 1; Patos fshati Sheqishtë.
Masat e marra nga fermerët janë plotësisht të mjaftueshme për mbrojtjen e bimëve nga ulja e temperaturave, vendosja e tavaneve të plastmasëve dhe sidomos e tuneleve sipas rreshtave, sigurojnë temperatura brenda parametrave të kërkesave biologjike të bimëve.
Specialistët, ju shpërndanë fermerëve disa fletëpalosje me të dhëna teknike dhe disa termometra për monitorimin e temperaturave. Besojmë se në serra nuk do të ketë dëmtim të bimëve, maksimumi do të ketë stres të tyre, i cili është i korrigjueshëm më pas.